Ekzekutivi i Komunës mbajti takimin e radhës
2013/01/14 - 12:00
Ekzekutivi i komunës e ka mbajtur takimin e radhës të cilin e ka udhëhequr kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi ndërsa ka prezantuar edhe nënkryetari z, Remzi Elezi
Ekzekutivi i komunës e ka mbajtur takimin e radhës të cilin e ka udhëhequr kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi ndërsa ka prezantuar edhe nënkryetari z, Remzi Elezi. Në takim drejtorët e drejtorive kanë prezantuar disa nga aktivitetet e javës së kaluar dhe aktivitet e planifikuara për këtë javë. Misim Sopa, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale ka thënë se përsëri është biseduar me drejtorinë e spitalit të Ferizajt lidhur me transferimin e të sëmurëve me hemodializë nga spitali i Gjilanit në atë të Ferizajt. Drejtori Sopa ka përmendur edhe inspektimin e punimeve në QKMF ku janë bërë renovime në katin e parë të objektit ndërsa ka shtuar se janë kryer edhe shërbimet sociale në QPS. Rushan Ceka, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka thënë se është bërë mirëmbajtja e rrugëve lokale ndërkaq do të punohet në përgatitjen e paramanave dhe parallogarive për projektet e planifikuara për sivjet. Fikri Vërbani, drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit ka thënë se është bërë dorëzimi i Planit të rrjedhës së parasë së gatshme në nivel të organizatës buxhetore për vitin 2013, kërkesa për alokimin e të hyrave vetjake të muajit dhjetor 2012 në shumë prej 35,565 euro dhe janë bërë përgatitjet për fillimin e ekzekutimit të buxhetit për vitin 2013 që do të filloj së zbatuari nga kjo javë. Drejtori Vërbani ka thënë se me Departamentin e Thesarit do të bëhet barazimi i dyanshëm i evidencave për të hyrat dhe shpenzimet e realizuara për vitin 2012 ndërkaq është duke u hartuar Raporti vjetor financiar për vitin e përfunduar sipas gjendjes së 31 dhjetorit 2012, duke përfshirë edhe pasqyrat financiare sipas udhëzimit të MF-së dhe SNKSP-së. Jeton Topalli, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme ka thënë se ka vazhduar puna intensive në Qendrën për Shërbimin e Qytetarëve. Ai ka thënë se të gjitha kërkesat e parashtruara janë zgjidhur brenda ditës ndërsa ka shtuar se edhe zyrat e vendit kanë qenë plotësisht funksionale. Azem Guri, drejtor i Drejtorisë për Arsim e Kulturë ka thënë se dy paralele të shkollës fillore :Emin Duraku” do të transferohen në objektin QEAP “Agimi” derisa të krijohen kushte më të mira në shkollë. Drejtori Guri ka përmend takimin me drejtorët e shkollave, një ndër aktivitet e planifikuara sikurse edhe përgatitja e projekteve nga lëmia e sportit e kulturës dhe dorëzimi i tyre në ministrinë e linjës. Nuhi Provoliu, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë ka thënë se ka vazhduar aplikimi për subvencionim të fermerëve për mbjelljet vjeshtore ndërkaq Mendu Krasniqi, shef i Njësisë së Inspektoriatit ka raportuar punët dhe aktivitetet e inspektorëve komunal.