Republika e Kosoves

Kaçanik

Ekzekutivi i komunës mbajti takimin e rregullt të fillim javës

2010/05/31 - 12:00

Kryetari, z. Zharku, edhe në këtë takim ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal, rend, rregull e disiplinë edhe më të lartë në punë
 

foto-ekzekutivi-31052010.jpgEkzekutivi i komunës, sot mbajti takimin e rregullt të fillim javës të cilin e ka udhëheq kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, në të cilin takim drejtorët prezantuan planet javore të punës për periudhën 31 maj deri më 04 qershor, ndërkohë që kanë veçuar disa nga aktivitetet  e punës së tyre.
Kryetari, z. Zharku, edhe në këtë takim ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal, rend, rregull e disiplinë edhe më të lartë në punë. Kryetari, z. Zharku, gjithashtu kërkoi që ashtu sikur deri më tani të ketë bashkëpunim të ngushtë në mes drejtorëve.
Në takimin e sotëm është ftuar që të prezantoj edhe kryesuesi i Kuvendit, z. Xhelal Gashi, prandaj kryetari, z. Zharku bashkë me drejtorët debatuar edhe lidhur me materialet që do të shqyrtohen në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë e Financa (KPF), dhe në takimin e radhës së Kuvendit të Komunës (KK) ndërkohë që kryetari, z. Zharku ka sugjeruar drejtorët që të jenë maksimalisht të përgatitur për sqarime dhe gjithnjë kjo të bëhet në mënyrë sa më profesionale, kurdoherë që kërkohet nga anëtarët e KPF-së apo Kuvendit të Komunës.
Fikri Vërbani, drejtor i ekonomisë, ndër aktivitetet kyçe për këtë javë ka veçuar përgatitjet për draftin për Rishikimin Gjashtë Mujor të Buxhetit për vitin 2010, përgatitjet e projeksioneve për buxhetin e komunës për vitin 2011 – 2013 dhe fillimin e aktiviteteve për hartimin e dokumentacionit të buxhetit 2011 – 2013 deri në miratimin final i cili do të bëhet më 30 shtator 2010.
Drejtori, z. Vërbani ka thënë se që nga nesër, më 01.06.2010 do të startohet me zbatimin e Vendimit për pagesën e taksës së regjistrimit të automjeteve në bankat komerciale, që nënkupton se që nga sot, më 31.05.2010, bëhet ndërprerja e pagesës së kësaj takse vjetore të automjeteve në arkën e administratës komunale.