Republika e Kosoves

Kaçanik

Ekzekutivi mbajti takimin e radhës

2010/03/29 - 12:00

Drejtorët raportuan aktivitetet javore
 
 

foto-ekzekutivi-29032010-(1).jpgEkzekutivi i komunës, sot ka mbajt takimin e radhës të cilin e ka udhëhequr kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, ndërsa ka marr pjesë edhe nënkryetari i komunës, z. Heset Loku.
Drejtorët e drejtorive, kanë prezantuar punën njëjavore ndërsa kanë shpalosur edhe disa nga aktivitetet e planifikuara për këtë javë si dhe kanë debatuar lidhur me Raportin e Ekzekutivit të komunës i cili do të shqyrtohet në takimin e radhë të Kuvendit të Komunës që mbahet nesër.
Kryetari, z. Zharku në fillim të takimit tha se Raporti I Ekzekutivit për vitin 2009 është një Raport i hartuar mjaft mirë dhe përmban të dhëna esenciale.
Misim Sopa, drejtori i shëndetësisë njoftoi se që nga sot pacientët me dializë nga komuna e Kaçanikut do të trajtohen në ndërrimin e tretë të spitalit regjional në Gjilan. Ky është shqetësim për ne pasi që pacientët duhet të udhëtojnë në orët e vona. Edhe kryetari, z. Zharku tha se kjo na shqetëson neve prandaj duhet bisedua me përgjegjësit e spitalit që kjo çështje të rregullohet e të mos maltretohen pacientët. Këta pacientë edhe ashtu po maltretohen nga udhëtimi i gjatë që bëjnë nga Kaçaniku për në Gjilan dhe anasjelltas.
Azem Guri, drejtor i arsimit njoftoi për disa aktivitete ndërsa veçoi ato për shënimin e 11 vjetorit të Betejës së Rakocit e Lagjes së Re, më 9 Prill. Po ashtu më 9 Prill do të bëhet inaugurimi i gurë themelit për ndërtimin e shkollës në Dushkajë. Objekti I shkollës do të ketë 14 dhoma mësimi, sallë të edukatës fizike dhe terrene sportive.
Nuhi Provoliu, drejtor i bujqësisë tha se ka vazhduar aplikimi për subvencionimin e fermerëve që posedojnë 5 e më shumë lopë qumështore. Afati për aplikim ka qenë që nga 12 marsi e përfundon më 30 mars. Drejtori njoftoi edhe për aktivitetin që do të organizohet të shtunën dhe të dielën për eliminimin e qenve endacak.