Ekzekutivi shqyrtoi Raportin vjetor të vitit 2009
2010/03/15 - 12:00
Ekzekutivi i komunës në takimin e sotëm të cilin e ka udhëhequr nënkryetari i komunës, z. Heset Loku, ka shqyrtuar Raportet e punës njëvjeçare për vitin 2009 të Drejtorive Komunale.
Raportet e drejtorive komunale, i ka vlerësuar si të suksesshme nënkryetari i komunës z. Heset Loku ndërkohë që pas vërejtjeve konkrete, ekzekutivi do të harton Raportin e përgjithshëm të punës për vitin 2009. Raporti do ti prezantohet Komitetit për Politikë e Financa dhe Kuvendit të Komunës.