Fillojnë Aktivitetet me moton “ Mirë se vini bashkatdhetarë”
2024/08/05 - 9:01
Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, me moton “Mirë se vini bashkatdhetarë” nëpërmjet Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në kuadër të projektit “Shijo Kosovën” , është mbajtur koncerti me muzikë dhe valle popullore e folklorike dhe me Rock Grupet Kaçanikase. Ky aktivitet u shoqërua edhe me koktej dhe ushqime tradicionale, ndërsa u organizua nga ShKA “ Tingujt e Vendlindjes”. Aktivitetin e hapi Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, i cili tha se të gjitha aktivitetet po organizohen për të ju dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, të cilët dhanë kontribut të madh nëpër periudha të ndryshme si në çlirimin e vendit e më mas edhe në zhvillimin ekonomik.
Ndërsa ditëve në vazhdim do të organizohen këto aktivite:
Datë 05.08.2024 (e Hënë) – Ora 15:00 – Aktiviteti “Steam me Diasporën”, i organizuar në bashkëpunim me Bonevet Kaçanik, tek Palestra e Sportit .
Datë 05.08.2024 ( e Hënë )- Ora 16:00 – Aktivitet Sportiv në Volejboll dhe Basketboll tek Palestra e Sportit.
Datë 06.08.2024 (e Martë ) – Ora 15:00 – Aktivitet Sportiv në Futsall
Datë 06.08.2024 (e Martë )- Ora 16:00 – Turnir në Ping-Pong tek Palestra e Sportit.
Aktivitetet sportive organizohen në bashkëpunim me klubet sportive , andaj të dashur mërgimtarë ftoheni të paraqiteni për të marrë pjesë në aktivitetet në sportet përkatëse.
Të gjitha aktivitetet sportive shoqërohen edhe me koktej.