Republika e Kosoves

Kaçanik

Fillon të zbatohet Plani Operativ për Inspektim në komunikacion

2010/04/14 - 12:00

Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Stacioni i Policisë në Kaçanik kanë filluar të zbatojnë një Plan Operativ të inspektimit të automjeteve të transportit publik si dhe kontrollimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve
 

menduh-krasniqi-inspektim.jpgShefi i Shërbimeve Publike, z. Mendu Krasniqi ka njoftua se në bashkëpunim me policinë e Kosovës, Stacionin e Policisë në Kaçanik, kanë filluar të zbatojnë një Plan Operativ të inspektimit të automjeteve të transportit publik, ku transporti është duke u zhvilluar me mbingarkesë (mbingarkim i numrit të udhëtarëve) si dhe kontrollimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve, përkatësisht tejkalimin e shpejtësisë së tyre, në rrugët lokale të komunës sonë.
z. Krasniqi tha se vetëm dje, në pikën e kontrollit në Kaçanik të Vjetër, janë shqiptuar tri masa ndëshkuese për vozitësit për tejkalim të shpejtësisë. Zbatimi I këtij Plani Operativ për Inspektim ka filluar të hënën, më 12 prill ndërsa do të vazhdon për dy javë ditë, ndërkaq inspektimi po bëhet deri në orët e vona të mbrëmjeve.