Formohet grupi punues për hartimin e Planit për Veprim në Mjedis
2023/05/02 - 9:48
Komuna e Kaçanikut ka formuar grupin punues për Hartimin e Plani në Mjedis.
Në takimin e parë të mbajtur sot, u diskutuan hapat fillestarë, si dhe të pranishmit u njoftuan me përmbajtjen që do të ketë ky dokument.
Zyrtarja komunale për mborjtje të mjedisit Arditë Shehu- Udhëheqëse e grupit punues tha se plani është një dokument ku të dhënat dhe analizat trajtohen fillimisht në nivel strategjik për të vazhduar tutje me propozimet përmirësuese edhe në nivel të planit të veprimit. Përtej trajtimit të mjedisit në përgjithësi, në rastin tonë do të ketë fokus të veçantë edhe profili ujor për trajtim.
Grupi punues është formuar pas konsultave paraprake për nevojat e ekspertizës në lidhje me dokumentin, dhe krejt kjo është formalizuar me vendim të Kryetarit, ndërsa përbëhet nga zyrtarë komunal si dhe përfaqësues nga Organizata “ Gjethi”.
Hartimi i PLVM-së mbështetet nga Projekti “Shijoni Lumenjtë e Pellgut të Lepencit” i implementuar nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi dhe i financuar nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut.
IËRM-K është Program i Agjencisë Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicrra) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).