Formohet Komiteti Lokal i Veprimit për monitorimin e punës së fëmijëve
2010/03/18 - 12:00
Duke u bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në rolin udhëheqës të Komitetit Kosovar për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve dhe Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, me qëllim të zyrtarizmit të Procesit të Monitorimit të Punës së Fëmijëve, komuna e Kaçanikut ka formuar Komitetin Lokal të Veprimit për monitorimin e punës së fëmijëve.
Koordinator i Komitetit Lokal të Veprimit është zgjedh drejtori i QPS, z. Ramadan Luzha. Anëtarët e Komiteti Lokal i Veprimit për MPF janë zyrtarët e lartë të institucioneve vijuese ashtu siç parashihet në Memorandumin e Mirëkuptimit:
Misim Sopa, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Naser Sopa, inspektor i punës, Avni Krasniqi, zyrtar i arsimit, Nuhi Provoliu, drejtor i bujqësisë, Fatmir Çaka, zyrtar i rinisë, Sahit Bela, shoqata e prindërve, Argjenta Axhami, Asambleja Rinore, Baki Nikoci, zyra e punësimit, Nejazi Luma, drejtor në QKMF, Avdi Vërbani, zyrtar i shërbimit social, Vedat Dema, Njësia për të drejtat e Njeriut, Ruzhdi Berisha, QPS, Shyqeri Trena, Policia e bashkësisë, Mefail Mulaku, policia, njësia kundër dhunës dhe kundër trafikimit.
Komiteti Lokal i Veprimit do të takohet një herë në muaj në takime të rregullta.