FTESË PËR MBLEDHJE
2023/06/19 - 10:40
Në bazë të nenit 52.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e VI (gjashtë) e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2023.
Mbledhja do të mbahet në katin e dytë të objektit të komunës, në sallën e komiteteve të kuvendit, me 26 qershor 2023 (e Hënë), më fillim pune në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit.
Në mbledhjen e VI (gjashtë) të Rregullt të KPF-s të datës 26.06.2023, do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
- Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF;
- Propozim Rregullore për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të shtëpisë së kulturës “Xheladin Kurtaj” në komunën e Kaçanikut;
- Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) e komunës së Kaçanikut 2024-2026;
- Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Kaçanikut, për vitin 2022;
- Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit, nga Zyra Kombëtare e Auditimit për PFV 2022;
- Propozim Vendimi për transferin e mjeteve nga rezerva komunale, sipas buxhetit të vitit 2023;
- Propozim Vendimi Paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër, në Zonat Kadastrale: Doganaj, Koxhaj, Begracë, Kaçanik;
- Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
- Propozim Vendimi për ndarjen e masës drusore të konfiskuara, shkollave të komunës.