FTESË PËR MBLEDHJE
2023/07/24 - 11:37
Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e
VII (shtatë) e Rregullt të Kuvendit të Komunës Kaçanik për vitin 2023.
Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës, në katin e tretë të
objektit të komunës, me 31 korrik 2023 ( e hënë) në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit.
Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës të datës 31.07.2023 do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës ;
2. Raporti Gjashtëmujor financiar për periudhën Janar – Qershor 2023;
3. Propozim Vendim për vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik për këmbim të pronës komunale me pronën private ,ZK Runjevë ;
4. Propozim Vendim për vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik për këmbim të pronës komunale me pronën private ,ZK Begracë;
5. Propozim Vendim për ndryshim plotësimin e vendimit 01Nr.60/01-33331/22 ,të datës 29.12.2022 – Për ndryshim plotësimin e vendimit të kuvendit të komunës 01NR.104/02-19963 ,të datës 02.09.2022 – Për formimin e komisionit të ankesave për procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.