Republika e Kosoves

Kaçanik

FTESE PËR MBLEDHJE

2024/12/13 - 12:36

Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e XII (dymbëdhjetë) e regullt e Kuvendit të Komunës Kaçanik për vitin 2024.
Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit të Komunës, në katin e tretë të objektit të komunës, me 24 dhjetor 2024 (e martë) në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit.
Në mbledhjen e XII (dymbëdhjetë) të rregullt të Kuvendit të Komunës të datës 24.12.2024 do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës;
2. Propozim Vendim për financimin e shpenzimeve të varrimit, për rastet mortore të paraqitura te qytetarët e komunës së Kaçanikut;
3. Propozim Vendim për Aprovimin e Listës së veçantë të pronave komunale të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim në vitin 2025 nga lista e pergjithshme e pronave komunale;
4. Propozim Vendimi për miratimin e Nismës për bashkëpunim ndër komunal me Komunën Iznik në Bursa të Turqisë;
5. Propozim Vendimi për Aprovimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2025;
6. Raport për zbatimin e Planit te Integritetit.;
7. Propozim Vendimi për caktimin e lokacionit për deponimin e mbeturinave të ndërtimit dhe mbeturinave të demolimit të objekteve ndërtimore (mbeturinat inerte).
8. Raport i DUKMM për mbikëqyrjen e realizimit te kontratës per dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ofertuesit ekonomik “MUJA” OP;
9. Raport i DUKMM për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ofertuesit ekonomik “JLG
CONSTRUCTION” SHPK;
10. Raport i DUKMM për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ofertuesit ekonomik N.P “X- PLAST”;
11. Raport i DUKMM për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim t pronës së paluajtshme të komunes, ofertuesit ekonomik “NTP GREN
PRODUCT”;
12. Raport i DUKMM për mbikëqyrjen e realizimit te kontratës për dhënien në
shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ofertuesit ekonomik “XHEMILE VISHI.B.I”;
13. Raport i DUKMM për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në
shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ofertuesit ekonomik N.SH.T
“LYPETENI”;
14. Raport i DUKMM për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në
shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ofertuesit ekonomik Fatmir Gashi B.I
Shiko statistikat dhe reklamat