GTZ financon mbajtjen e trajnimeve në arsim
2010/04/23 - 12:00
Organizata gjermane GTZ financon projektin për trajnimin e mësuesve të ciklit të ulët dhe arsimtarët e lëndëve shkencore, matematikë, kimi, fizikë dhe biologji si dhe trajnimin e drejtorëve të shkollave në fushën e menaxhimit
Në takimin e djeshëm të organizuar nga Drejtoria e arsimit, me drejtorët e shkollave fillore, kanë prezantuar edhe zyrtarë të organizatës gjermane GTZ, znj. Mirvete Haziri, zyrtare e projektit për reformat në arsimin fillor, z. Vesel Hoda, ekspert I projektit të edukimit bazik dhe z. Fatmir Sylejmani, asistent i projektit.
Në takim është shqyrtuar materiali i cili u ishte dërguar më herët drejtorëve për të prezantuar të dhënat lidhur me trajnimet e kryera të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave.
GTZ është duke financuar një pilot projekt i cili do të implementohet nga MASHT-i në bashkëpunim me DKA-në, në 4 komuna të Kosovës, në Kaçanik, Gjilan, Prizren dhe Klinë. Projekti përmban organizimin e trajnimeve për mësimdhënësit e lëndëve shkencore, matematikë, fizikë, kimi dhe biologji, pastaj të mësuesve të klasave të ultë dhe drejtorëve të shkollave në fushën e menaxhimit.
Trajnimet do të fillojnë në muajin maj ndërkaq fillimisht do të trajnohen drejtorët e shkollave në fushën e menaxhimit.
Projekti i GTZ parasheh trajnime në katër fusha: Ngritja e kapaciteteve në MASHT, trajnimin e mësuesve, menaxhimin e shkollave dhe arsimin joformal.