Republika e Kosoves

Kaçanik

Inkasohen 111744 euro gjatë tremujorit të parë

2010/04/07 - 12:00

Hartohet Rregullorja e brendshme për menaxhimin e financave
 

Fikri Vërbani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa e Zhvillim ka njoftua se gjatë muajit mars janë grumbulluar gjithsej 36,250 euro prej tyre 34,205 euro nga të hyrat komunale dhe 2,315 euro nga gjobat e trafikut, ndërsa gjatë tremujorit të parë të vitit janë grumbulluar gjithsej 111,744 euro. Shuma e grumbulluar paraqet realizimin në shkallë 20,3 % të planit buxhetor për vitin 2010.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin grumbulluar gjithsej gjithsej 105,899 euro apo 5,845 euro më pak se sivjet.
Drejtori ka njoftuar se që nga sot do të bëhet alokimi i mjeteve për mallra e shërbime dhe komunali për tremujorin e dytë të vitit, për periudhën prill, maj dhe qershor.
Drejtori, z. Vërbani ka thënë se konform Ligjit për Menaxhimin e Financave, është hartuar Rregullorja e Brendshme e cila në operimet buxhetore përcakton detyrat dhe përgjegjësit e zyrtarëve financiar.