Inspektohen punimet në rrugën e fshatit Kotlinë
2010/04/22 - 12:00
Zyrtarë nga Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit inspektojnë punimet në rrugën e Kotlinës
Zyrtarë nga Ministria e Transportit dhe Poste Telekomunikacionit, z. Ismet Hoxha, shef i divizionit të projekteve, Shaban Latifaj, drejtor teknik në Drejtorinë e rrugëve dhe Skender Muçolli, menaxher regjional i rrugëve të shoqëruar nga nënkryetari I komunës, z. Heset Loku dhe drejtori për Urbanizëm, z. Bekim Troni, dje pasdite kanë inspektua punimet në rrugën e fshatit Kotlinë.
Zyrtarë nga Ministria sugjeruan punëkryesin që të ndiqet traseja ekzistuese e të mos bëhet mihje e madhe e dheut në krahun e djathtë për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dheut.
Rruga ka gjatësinë 7500 m, nga rruga magjistrale deri te shkolla e fshatit, ndërsa aktualisht është duke u bërë gërmimi i dheut për zgjerimin e trupit ekzistues të rrugës ndërsa sipas projektit do të bëhet asfaltimi i rrugës në gjerësi 5 m dhe trashësi 8 cm .