Republika e Kosoves

Kaçanik

Investimet komunale po realizohen edhe në rregullimin e sistemit në ndriçimin publik

2023/09/03 - 2:30

Me kompletimin e infrastrukturës rrugore, investimet komunale po zgjerohen edhe në ndeiçimin publik përgjatë rrugëve lokale dhe hapësirave publike të komunës sonë.
Projekti kapital” Rregullimi i ndriçimit publik” këtë vit po implemetohet në rrugët: “Hetem Hasaj”-Gabrricë, rr.”Liria”- Gerlicë, rr.” Beteja e 25 majit”-lagjja Provoli/Soponicë, rr.”Abit Dullovi” dhe “Fadil Bunjaku”-Biqec, rr. “Xhevdet Guri”-Nikaj dhe rr.”Hebib Gërlica”-lagjja Prushaj/ Gerlicë.
Kostoja e projektit është 48,977.82€, investim nga buxheti i komunes për investime kapitale.
Gjithashtu në kuadër të projektit “Rehabilitimi i dy shetitoreve pergjatë lumit Nerodime do të zëvendësohen 22 shtylla ekzistuese të ndriçimit publik me shtylla të reja dhe sistem të ri të trupave ndriçues.