Republika e Kosoves

Kaçanik

Investimet komunale po realizohen edhe në rrjetin e ujësjellësit

2023/09/01 - 2:35

Komuna e Kaçanikut në mesin e shumë projekteve kapitale, investimet i ka zgjeruar edhe në rrjetin e ujësjellësit.
Në kuadër të projektit” ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit” do të investohen 144,941.60€, për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në lokalitetet Kaçanik, Ivajë, Bajnicë dhe Kaçanik i Vjetër. Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani tha se tashmë punimet e kësaj kontrate janë finalizuar në fshatin Bajnicë, ku është investuar në shtimin e kapaciteteve të ujit përmes sistemit të pompimit nga burimi i këtij fshati dhe punimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Ivajë-faza e II-të. Më pas do të vazhdohet në shtrirjen e rrjetit të ri në rr. “Reshat Shehu”-Kaçanik dhe kyçjen e rrjetit në rr. “Avdurrahim Shehu” dhe hapjen e një pusi shtesë (te stacioni i pompimit të ujësjellësit Kaçanik i Vjetër dhe Begracë) për shtim të kapacitetit të ujit në këtë rrjet.
Ky investim është i planifikuar me buxhetin komunal dhe do të kryhet brenda vitit 2023.