Republika e Kosoves

Kaçanik

Investimet komunale realizohen edhe në projektet e kanalizimeve fekale dhe atmosferike

2023/09/05 - 2:28

Dy kontrata aktive në ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve fekale dhe atmosferike janë duke u realizuar njëkohësisht përmes buxhetit komunal të ndarë për vitin 2023.
Projekti “Ndërtimi i kanalizimit fekal ne fshatin Begracë” është duke vazhduar dhe do të perfshijë një rrjet primar mbi 16 km duke mundësuar orientimin e të gjitha rrjeteve sekondare dhe zgjidhjen e problemit të kahershëm të kanalizimit fekal në fshatin Begracë.
Vlera e kontratës per periudhën dyvjeçare 2022-2023 është 322,259.12€.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave tha se poashtu përmes kontratës ” ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe atmosferike” në vazhdimësi po ndërtohen segmente të rrjeteve të reja të kanalizimeve fekale dhe atmosferike dhe po mirembahen ato ekzistuese në lokalitete të ndryshme të komunës sipas prioriteteve dhe kërkesave të qytetarëve të listuara nga drejtoria.
Vlera e kontraktuar e kontratës për periudhën dyvjeçare 2022-2023 është 249,747.43€.