Republika e Kosoves

Kaçanik

KFOR-i italian dhuron dy tabela digjitale për Shkollën Fillore “ Emin Duraku”

2023/06/13 - 9:39

Shkollat Fillore në Komunën e Kaçanikut po bëhen pjesë e digjitalizimit.
KFOR-i italian ka dhuruar dy tabela digjitale për ShFMU “ Emin Duraku” në Dushkajë.
Donacionin e pranoi drejtoresha e kësaj shkolle Diana Reka, e cila në emër të stafit arsimor dhe në emër të nxënësve të shkollës, falenderoi për donacionin KFOR-in Italian. Tutje ajo shtoi se këto tabela digjitale janë një dhuratë e çmuar për shkollën tonë, marrë parasysh kohën digjitale në të cilën ne po jetojmë dhe po rriten nxënësit.
Ndërkohë përfaqësuesit e KFOR-it Italian nga regjioni perëndim, thanë se të investosh në të rinjtë, nënkupton të investosh në të ardhmen.
Identifikimi i nevojave për projekte të tilla u bë nga KFOR-i polak LMT.
Komuna e Kaçanikut, përmes Drejtorisë së Arsimit tashmë ka filluar të vendos tabela të tilla digjitale edhe nëpër shkolla të tjera.
Zyrtari komunal për Arsim Hajrush Dullovi tha se janë vendosur 8 copë Tabela Interaktive – digjitale për shkolla dhe atë: 2 copë në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, 2 copë në IAAP “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka” në Kaçanik, 2 në ShFMU “Emin Duraku” në Kaçanik, 1 në ShFMU “Idriz Seferi” në Bob dhe 1 në SHFMU “Qamil Ilazi” në Kaçanik të Vjetër. Tabela elektronike zëvendëson video projektorin, dërrasën e zezë, SMART Tv etj.