U mbajte mbledhja e dytë e KKSB-së për vitin 2023, të cilën e kryesoi Kryetari i Komunës Besim Ilazi, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari Sabedin Vishi. Për situatën e sigurisë për periudhën në mes dy takimeve raportoi Komandanti i Stacionit të Policisë Halim Shehu i cili tha se situata e sigurisë në krahasim me periudhën e kaluar të para dy muajve është më e qetë.
Fokus i kësaj mbledhjeje ishte Menagjimi i Emergjencave-Fatkeqësitë natyrore ku për këtë temë prezantoi zyrtari për Emergjenca në komunë Bujar Bajra dhe informatë për punën e inspektorëve komunal ku i pranishëm ishte edhe kryeinspektori komunal Menduh Krasniqi i cili raportoi për punën e inspektorëve komunal për vitin 2022 .