U mbajt mbledhja e fundit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2024, të cilën e udhëhoqi Kryetari i Komunës Besim Ilazi, ndërsa për situatën e sigurisë në periudhën në mes dy takimeve raportoi zv. Komandanti i stacionit të Policisë në Kaçanik Jaser Jaha, i cili situatën e sigurisë, e cilësoi si të qetë dhe stabile. Në këtë takim gjithashtu u diskutua mbi dukurinë e dhunës në familje ku prezantuan një raport një vjeçar zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale Antigona Axhami Baftijaj dhe Fikrije Bunjaku. Në kët takim gjithashtu u miratua edhe Plani i Punës së KKSB- së për vitin 2025. Poashtu në këtë takim u diskutua për masat që ka ndërmarrë Komuna e Kaçanikut për tu përballur me sfidat gjatë sezonit dimëror.