Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës për vitin 2024, të cilën e kryesoi Kryetari i Komunës Besim Ilazi. Për gjendjen e sigurisë raportoi Toger Jaser Jaha, i cili situatën në komunën tonë e konsideroi si të qetë, ndërsa përmendi edhe ligjëratat e mbajtur nga Policia e Kosovës në shkollat e komunës sonë që ndërlidhen me fushën e sigurisë.
Në takim u diskutua edhe për pikat e rendit të ditës:
Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje
Aktivitete vetëdijësuese për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike si dhe Formimi i grupit punues për hartimin e Planit të Punës së KKSB për vitin 2025 dhe të ndryshme.