Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e IX-të, të rregullt për vitin 2024.
Mbledhjen e kryesoi Ekrem Livoreka, Kryesues i Komitetit për Komunitete.
Në mbledhjen e Komitetit per Komunitete, u diskutua për gjendjen aktuale të biznesve në komunën tonë.
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Loku Zharku, foli për gjendjen aktuale të bizneseve si dhe sfidat me të cilat ato po ballafaqohen. Drejtoresha bëri të ditur se tashmë në Komunën e Kaçanikut është funksionale Qendra Komunale për Regjistrim të Bizneseve, e cila është në shërbim të bizneseve lokale dhe kryen shërbime të ndryshme dhe ofron lehtësira administrative, kurse gjatë këtij viti deri në muajin tetor janë hapur 122 biznese të reja.