Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna e Kaçanikut dhe AZHR mbajnë sesion informues për grante të nivelit qendror

2023/05/24 - 8:25

Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal, kanë mbajtur sesion informues në lidhje me thirrjen publike për ndërmarrjet mikro dhe të vogla “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar” të shpallur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Në këtë takim prezantoi edhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik Pranvera Zharku, e cila inkurajoi bizneset që të aplikojnë në këto thirrje, dhe njëkohësisht apeloi për mbështetje më të madhe nga MZHR, për përfitim të granteve edhe nga komuna jonë. Të pranishmit në këtë sesion, patën mundësinë që të informohen më shumë në lidhje me hollësitë e aplikimit, nga përfaqësues të Agjensionit për Zhvillim Rajonal.
MZHR ka shpallur thirrjen publike për ndërmarrjet mikro dhe të vogla “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar” 2023, ndërsa afati i fundit për aplikim është 05.06.2023.