Kryetari i Komunës Besim Ilazi nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit me zëvendës komandantin e Rajonit Perëndim të KFOR-it, Besnik Fana, përfaqësues të KFOR-it italian dhe LMT-së.
Marrëveshja përfshinë bashkëpunimin
ndërmjet komunës sonë, KFOR-it dhe universitetevet: “Haxhi Zeka” në Pejë, “Ukshin Hoti” në Prizren dhe “Fehmi Agani” në Gjakovë, për organizimin dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.
Në takim mori pjesë edhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Loku Zharku.