Komuna e Kaçanikut e përfaqësuar nga kryetari Besim Ilazi dhe Organizata “Islamic Relief Kosova” përfaqësuar nga, Dr. Mohamed Soliman, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në vlerë 145 mijë euro për investime në fushën e bujqësisë, për bashkëfinancimin e projektit të serrave.
Kryetari Ilazi falenderoi organizatën për përkrahjen e ofruar, ndërsa tha se këto projekte do të nxisin zhvillimin e bujqësisë përmes ekonomive të vogla familjare.
Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Suhad Dullovi, i cili poashtu e vlerësoi projektin mjaft të rëndësishëm për mirëqenien qytetare. Përmes këtij projekti i cili mbështetet nga IR USA në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut parashihet ndërtimi i rreth 200 serrave që do të ndihmojnë në zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Kaçanikut dhe si rrjedhojë fuqizimin e ekonomive familjare në këtë komunë.