Kryetari Ilazi u shpreh falenderues dhe i gatshëm për të bashkëpunuar, ku përmes memorandumit, në mënyrë të veçantë planifikohet që palët të bashkëpunojnë me qëllim të shënimit të përvitshëm të Ditës së Shtetësisë së Austrisë, në Komunën e Kaçanikut.
Më konkretisht në festimin e Ditës së Shtetësisë së Austrisë, e cila shënohet më 26 Tetor, do të ngritet flamuri i Austrisë krahas flamurit të shtetit të Kosovës në objektin e komunës sonë , si shenjë simbolike e unitetit dhe përkushtimit ndaj paqes.
Kjo jo vetëm që do të shënojë Ditën e Shtetësisë së Austrisë, por gjithashtu do të theksojë bashkëpunimin e gjatë mes Kosovës dhe Austrisë në fusha të ndryshme, duke përfshirë kulturën, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.