Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna e Kaçanikut ka aplikuar me 4 projekte ne Programin e Punëve Publike

2010/05/06 - 12:00

Projektet të cilat plotësojnë kushtet, do të financohen nga Fondi i Punësimit, i ndarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2010, në shumën e përgjithshme 2,150,000 euro
 

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, ka aplikuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mundësinë e financimit të 4 projekt propozimeve në Programin e  Punëve Publike në Kosovë.
Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, ka firmosur 4 formular standard të projekteve, – Pastrimi i përrenjve në komunën e Kaçanikut, – Rregullimi i trotuareve për këmbësorë, – Ngjyrosja e objektit të QKMF-së në Kaçanik dhe – Ngjyrosja e QKMF-së dhe ndërrimi i dyerve e dritareve, projekte të cilat iu janë përcjell Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për financim.
Projektet të cilat plotësojnë kushtet, do të financohen nga Fondi i Punësimit, i ndarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2010, në shumën e përgjithshme 2,150,000 euro.