Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna e Kaçanikut mbështet fuqizimin e vajzave dhe grave përmes thirrjes për subvencione “ Gratë në biznes”

2023/06/19 - 10:56

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm (DZHET) në Komunën e Kaçanikut, në bazë të nenit 16 të Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve të Komunës së Kaçanikut, në kuadër të Programit “Gratë në biznes” ka hapur thirrjen për aplikim për GRANTE të bizneseve lokale mikro dhe të vogla . Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal, të udhëhequr nga Kryetari Besim Ilazi.
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Pranvera Zharku, tha se qëllimi i Programit “Gratë në biznes”, ka për synim fuqizimin ekonomik të gruas përkatësisht promovimin e ndërmarrësisë së grave.
Ky fond do të nxisë dhe mbështesë zgjerimin e bizneseve për punësim të grave.
Për më shumë informata:
https://kk.rks-gov.net/…/14/2023/06/grat-ne-biznes.pdf
Në takim poashtu u raportua nga ana e drejtorëve komunal për punët dhe planifikimet javore komunale.