Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia dhe zbatuar nga Helvetas Kosova si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ne një ceremoni të ndarjes së shpërblimeve për komunat që janë angazhuar në “Auditimin Social – Qytetarët që bëjnë ndryshimin”, ka ndarë mirënjohje për Komunën e Kaçanikut për bashkëpunimin në implementimin e Auditimit Social si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimin e treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies komunale në zbatimin e investimeve publike.
Mirënjohja u pranua nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Ramadush Osmani.
Mirënjohje i është ndarë edhe angazhimit qytetarë në Auditmin Social si dhe angazhimin dhe kontributin e dhënë për ndryshim në komunitet përmes Auditimit Social gjatë vitit 2024, në monitorimin e projektit të implementuar në Kaçanik, përmes Organizatës „ Gjethi“.
Auditimi Social përmes projektit DEMOS, bëhet që disa vite në Kaçanik , kryesisht në projektet e financuara nga Granti i Performances komunale.