Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me MPMS

2010/06/01 - 12:00

Komuna e Kaçanikut sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit do të realizoj projektin Pastrimi i përrenjve në vlerë 43,092 euro
 

Komuna e Kaçanikut ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për realizimin e projektit Pastrimi i përrenjve në vlerë 43,092 euro nga programi i punëve publike për gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e varfërisë.
Sipas Marrëveshjes së mirëkuptimit projekti duhet të përfundoj para datës 31 dhjetor 2010, ndërsa të punësuarit e angazhuar duhet të jenë së paku 50 % punëkërkues përmes Zyrave të Punësimit dhe kohëzgjatja e  të punësuarve duhet të jetë minimum 3 muaj.