Republika e Kosoves

Kaçanik

Koordinohen aktivitetet komunale e qendrore për mbrojtjen e pyjeve

2018/07/13 - 3:20

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rual Fatmir Loku, u takua me zëvendësministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Besim Demi, ku u diskutua mbrojtja e pyjeve nga prerësit dhe transportuesit ilegal të pyjeve. Drejtori Loku njoftoi zëvendësministrin se dëmtimi i pyjeve nga prerësit ilegal ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa kërkoi që së bashku të gjendet një zgjidhje në parandalimin e kësaj dukurie negative për komunën tonë. U bë e ditur se të gjitha aktivitetet do të koordinohen mes dy institucioneve në mënyrë që të ketë rezultate në këtë drejtim.