KPF mbanë mbledhjen e V- të për vitin 2023
2023/05/23 - 8:23
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e V -të për vitin 2023, të cilën e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemjal Murseli, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi. Në takim u diskutuan dhe u përcollën për kuvend pikat e rendit të ditës:
Draft Plani komunal për Ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Kaçanikut, 2023-2025;
Propozim Vendimi për Shfuqizimin e Vendimit 01Nr. 104/02-7676/22 për dhënien në menaxhim të përkohshëm parkingjet në pronësi të komunës, ndërmarrjes publike KRM “ Pastërtia, Sh. A- Njësia në Kaçanik;
Propozim Vendimi për Emërimin e komisionit përzgjedhës për Drejtor të institucioneve arsimore;
Propozim Vendimi për shpallje me interes publik pjesën e PK 00382-2 ZK Bajnicë, në emër të Xhemal Fazli, për këmbim me pjesët e parcelave 00379-0; 00384-0, pronë shoqërore rrugë publike;
Propozim Vendimi për shpallje me interes publik pjesën e PK 00439-1, ZK Duraj, në emër të Adem Salihaj, për këmbim me pjesën e parcelës 00452-0 pronë shoqërore rrugë publike;
Propozim Vendimi për shpallje me interes publik pjesën e PK 00905-2, ZK Nikaj, në emër të Fatmir Gula, për këmbim me pjesën e parcelës 00920-1, pronë shoqërore rrugë publike;
Propozim Vendimi për shpallje me interes publik pjesët e PK 00980-0; 00982-0, ZK Kaçanik në emër të Naser Dema, për këmbim me PK 00979-0 pronë komunale;
Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për nevoja të HANDIKOS.