Republika e Kosoves

Kaçanik

KPF mbanë mbledhjen e XI-të për vitin 2024

2024/12/20 - 12:21

Është mbajtur mbledhja e XI (njëmbëdhjetë) e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2024.
Mbledhjen udhëheqi Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi.
Anëtarët e KPF punuan sipas pikave të rendit të ditës:
Propozim Vendim për financimin e shpenzimeve të varrimit, për rastet mortore të paraqitura të qytetarët e komunës së Kaçanikut;
Propozim Vendim për Aprovimin e Listës së Veçantë të pronave komunale të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim në vitin 2025 nga lista e përgjithshme e pronave komunale;
Propozim Vendimi për miratimin e Nismës për bashkëpunim ndër komunal me komunën Iznik në Bursa të Turqisë;
Propozim Vendimi për Aprovimin e Planit të punës i Kuvendit të Komunës, për vitin 2025;
Raport për zbatimin e Planit të Integritetit.