Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi takon përfaqësues të Klubit të motoristëve kaçanikas

2019/04/24 - 10:15

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, takoi Kryetarin e Klubit “ Motorcross Kaçaniku” Artan Spahiu si dhe përfaqësues të tjerë të këtij grupi. Kryetari i Klubit të motoristëve Spahiu, e njoftoi Kryetarin Ilazi për motometingun e pestë tradicional që organizohet nga ky klub, duke e ftuar njëkohësisht për përcjellje të këtij aktiviteti, i cili mbahet me 05 Maj 2019, duke filluar nga ora 12:00.
Kryetari ilazi uroi përfaqësuesit e grupit për organizimin e këtij aktiviteti, duke u dëshiruar suksese në mbarëvajtje gjatë organizimit. Ky aktivitet do të mbahet në bjeshkët e Sharrit, saktësisht në Lybeten, ku pjesëmarrës do të jenë të gjitha klubet e Motocross-it nga Kosova dhe vendet fqinje.