Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi takon përfaqësues të Kompanisë Bechtel Enka

2019/02/19 - 2:22

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësuesit e lartë të Kompanisë Bechtel Enka, projekt menaxherin në Kompaninë “Bechtel Enka” (BE) Riadh Alkazraji, Në takim u diskutuan punët finale që janë duke u realizuar nga Kompania Bechtel Enka në territorin e Komunës së Kaçanikut, gjatë ndërtimit të autostradës Prishtinë- Shkup.
Në takim u diskutuan opsionet e mundshme për segmentin e rrugës së Gajres, ndërsa u bë e ditur se pas përfundimit të punimeve, të gjitha rrugët e dëmtuara nga kjo kompani do të rregullohen.