Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi uron qytetarët për festën e Fiter Bajramit

2018/06/14 - 12:32

Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut,

Kam kënaqësinë, që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Kaçanikut, të ju uroj të gjithëve Festën e Fitër Bajramit dhe bashkë me ju të ndaj gëzimin dhe dashurinë  që sjell për ne kjo festë e madhërishme.

Fiter Bajrami është festë e paqes, solidaritetit dhe harmonisë për të gjithë besimtarët myslimanë dhe na vjen pas shumë ditësh të agjërimit, përkushtimit dhe falënderimit ndaj Krijuesit, duke ngjallë midis njerëzve, ndjenjën fisnike të mbështetjes dhe solidaritetit vëllazëror.

Shëndet, dashuri e harmoni në familjet e juaja.

Me respekt

Kryetari i Komunës

Besim Ilazi