Republika e Kosoves

Kaçanik

Kuvendi i Komunës mbanë mbledhjen e X-të për vitin 2024

2024/10/30 - 9:16

Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e X (dhjetë) të rregullt për vitin 2024.
Mbledhjen e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemal Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi.
Anëtarët e Kuvendit Komunal, u informuan me Raportin nëntëmujor financiar për periudhën, Janar-Shtator 2024, Raportin e Performancës komunale për vitin 2023, Informatë për përfundimin e Vitit Shkollor, 2023-2024 si dhe miratuan:
Propozim Vendimin për plotësim ndryshimin e vendimit 01Nr. 104/02-4209/22 të datës 28.02.2022 për formimin e Komisionit komunal të aksionarëve për NKP “Stacioni i Autobusëve’ Sh. A. Kaçanik dhe
Kërkesën e MMPHI 6483-2/24 për Rishqyrtimin e Vendimit për miratimin e Planit të Veprimit në Mjedis me veprim klimatik i komunës së Kaçanikut 2024-2029 i datës 30.09.2024.