Mbahet Akademi solemne në 100 vjetorin e Betejës së Kaçanikut
2010/05/01 - 12:00
“Kosovë të dua edhe kështu si je, por do të dua më shumë kur të bëjmë Shqipni” , tha kryetari Zharku, në fjalën e tij
Mbrëmënë Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, u mbajt Akademi solemne në shënimin e jubileut të 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut dhe Kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë.
Në shënimin e këtij jubileu pos udhëheqësve të institucioneve komunale preszantuan edhe përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, deputet të parlamentit të Kosovës, akademik e profesor nga Instituti i Historisë në Prishtinë e Tiranë si dhe kryetari Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Fjalë rasti ka prezantua kryetari i komunës së Kaçanikut, z. Xhabir Zharku. Kryetari, z. Zharku para të pranishmëve tha se lufta që bëri bacë Idrizi ishte kushtrim për të gjithë prijësit shqiptar të asaj kohe për çlirim kombëtar. Populli ynë i frymëzuar nga luftërat dhe prijësit tanë siç janë Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Ismajl Qemali, Idriz Seferi dhe të tjerë, mbajtën gjallë frymën e kombit deri te shpirti i rezistencës kombëtare të ditëve tona -Adem Demaqi. Me këtë frymëzim për liri dhe shtet arritëm deri te lufta e UÇK-së ku me në krye komandantin legjendar, Adem Jashari, u mobilizua i tër populli për liri a vdekje. Kryetari, z. Zharku më tej vazhdoi, ai tha se një rilindës ka thënë: “Shqipëri të dua edhe kështu si je, por do të dua më shumë, kur do të jesh e lirë, ndërsa unë do të thosha: “ Kosovë të dua edhe kështu si je, por do të dua më shumë kur të bëjmë Shqipni” , tha kryetari Zharku.
Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, në fjalën e tij
theksoi se sot kujtojmë një ngjarje të rëndësishme të historisë sonë -100 vjetorin e një kryengritje të madhe të shqiptarëve të vitit 1910. Gjatë këtij viti Kosova i ka dhënë historisë sonë kombëtare faqe lavdie dhe qëndrese titanike. Qëndresa shqiptare në Grykën e Kaçanikut me në krye Idriz Seferin dhe në tërë Kosovën të prirë nga atdhetarë shqiptarë, dëshmojnë jo vetëm shpirtin liridashës dhe heroizmin masiv të popullit tonë por edhe organizimin e fuqishëm dhe aftësitë e larta luftarake, theksoi mes tjerash kryeparlamentari Krasniqi. Ndërkaq në emër të familjes së heroit ka përshëndetur dhe ka falënderuar nipi i heroit, z. Bajtam Jusufi
Në këtë akademi solemne u shfaq edhe një dokumentar kushtuar heroit Idriz Seferi si dhe u ekzekutuan disa pika artistike.
Para Akademisë solemne u hap një ekspozitë fotografike kushtuar 100 vjetorit të Betejës së Kaçanikut.
Akademinë me një fjalë përmbyllëse e ka shpall të mbyllur, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Xhelal Gashi.