Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahet Dëgjimi publik buxhetor me të rinjtë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të Shoqërive Kulturore Artistike, grupe jo formale artistike nga komuna jonë dhe Klubet Sportive

2023/07/25 - 11:18

Me qëllim të promovimit të vendimmmarjes së përbashkët dhe qytetarisë aktive, sot në Palestrën Sprotive në Kaçanik është mbajtur dëgjimi publik buxhetor me të rinjtë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të Shoqërive Kulturore Artistike, grupe jo formale artistike nga komuna jonë dhe klubet sportive. Takimin e hapi drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Hafize Sallahu, e cila falenderoi pjesëmarrësit në këtë takim publik, duke shtuar se kërkesat e qytetarëve nga dëgjimet buxhetore të vitit të kaluar tashmë këtë vit po realizohen, siç është Muzeu i Qytetit, blerja e një mini busi për aktivitete kulturore e sportive etj. Të pranishmit në debat i përshëndeti edhe Nënkryetari Sabedin Vishi, i cili inkurajoi të rinjtë dhe përfaqësuesit e Organizatave të ndryshme që të bëhen pjesë e vendimmarrjes së përbashkët komunale.
Të pranishmit në dëgjimin publik, kërkuan rritje të subvencioneve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit si dhe investime në infrastrukturën kulturore e sportive.