Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahet konsultim publik me temë “ Projekt rregullorja për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të Shtëpisë së Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik”

2023/05/29 - 3:34

Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke u bazuar në ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës, dhe nenin 6 pika 1.6 të Udhëzimit Administrativ ( MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, ka mbajtur konsultimi publik me temë “ Projekt rregullorja për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të Shtëpisë së Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik”
Fillimisht draft dokumentin e prezantoi Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Muharrem Ahmetaj, i cili tha se me këtë rregullore përcaktohen mënyrat dhe kushtet e shfrytëzimit të Shtëpisë së Kulturës “Xheladin Kurtaj’ për aktivitete kulturore, manifestimeve të ndryshme të kulturës dhe aktiviteteve të tjera, tubimeve partiake, revistave, si dhe grupeve të tjera formale dhe joformale. Të pranishmit në debat, kryesisht përfaqësues të OJQ-ve dhe organizatave që veprojnë në këtë institucion publik, kishin mundësinë që nga afër të njoftohen më hollësisht në lidhje me këtë dokument, duke shtuar edhe kërkesat e tyre.