Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës për vitin 2010

2010/02/26 - 12:00

Në sallën e kuvendit të komunës, në objektin e administratës komunale, sot është mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës për vitin 2010.

foto-mbledhja-e-II-e-kuvendit-2010.jpgMbledhja është udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit, z. Xhelal Gashi.

Fillimisht betimin e anëtarit të ri të Kuvendit, e ka bërë z. Ramadush Osmani. Z. Osmani ka zëvendësua anëtarin e gjertanishëm, z. Heset Loku, i cili është emëruar nënkryetar i Komunës.

Para se të fillohej me rendin e punës së propozuar, anëtari i Kuvendit, z. Rami Çaka parashtroi kërkesën e tij në adresë të Drejtorisë për Emergjencë dhe Shërbime publike lidhur me funksionalizimin e rrugës në drejtim të Gurit Shpuem pasi që, siç tha ai, rruga është e bllokuar pas shembjes së dheut.

Kuvendi i Komunës në takimin e sotëm mori Vendim për formimin e 6 Komiteteve Konsultative të Kuvendit; Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komitetin për Arsim dhe Kulturë, Komitetin për Zhvillim Ekonomik, Komitetin për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Ambientit, Komitetin për Emergjencë dhe Shërbime Publike dhe Komitetin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari.

Kuvendi, poashtu mori vendim për bartjen e bilanceve të pashpenzuara nga të hyrat vetjake komunale të viteve 2008 dhe 2009 në vitin vijues buxhetor 2010 në vlerë prej 118,838.72 euro të cilat do të shpërndahen në 8 programet buxhetore siç vijon: Për paga 26,573.80 euro, Mallra dhe Shërbime 33,129.85 euro, Shërbime komunale 11,378.12 euro, Subvencione 21,157.60 euro dhe Investime Kapitale 26,599.35 euro.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës në takimin e sotëm u njoftuan edhe për buxhetin e komunës së Kaçanikut për vitin 2010 dhe vlerësimet për vitet 2011 – 2012; dhe Raportin për realizimin e mjeteve buxhetore për periudhën janar – dhjetor 2009.