Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë e Financa

2011/04/26 - 12:00

Komiteti për Politikë e Financa, në takimin e sotëm ka shqyrtuar Propozim Vendimin për trajtimin e zonës së II –të Urbanistike dhe zonës përkufizuese që ka ndikim në Zonën e I-rë, Propozim Vendimin për formimin e Komisionit për emërimin dhe riemërimin e rrugëve lokale dhe ka marr Vendim për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore sipas kërkesave
 

foto-kpf-pill-2011.jpgNë sallën e komiteteve të kuvendit, në objektin e administratës komunale, sot është mbajt mbledhja e katërt për vitin 2011 e Komitetit për Politikë e Financa, të cilën e ka udhëheq z. Xhelal Gashi, kryesues i kuvendit.
Në takimin e sotëm Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi Propozim Vendimin për trajtimin e zonës së II –të Urbanistike dhe zonës përkufizuese që ka ndikim në Zonën e I-rë, Propozim Vendimin për formimin e Komisionit për emërimin dhe riemërimin e rrugëve lokale dhe ka marr Vendim për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore sipas kërkesave.
Bekim Troni, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit Kadastrit dhe Mbrojtjes së Ambientit ka thënë se trajtimi i Zonës përkufizuese do të bëhet krahas punimit të Planit Rregullues Urban të Zonës së I –rë urbanistike në qytetin e Kaçanikut. Propozim –Vendimi iu përcjell Kuvendit të Komunës për shqyrtim dhe miratim në seancën e radhës.
Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, po ashtu, kanë përcjell për shqyrtim dhe miratim në seancën e radhës të KK-së edhe Propozim – Vendimin për Formimin e Komisionit për emërimin dhe riemërimin e rrugëve lokale. Sipas propozimit Komisioni do të përbëhet nga shtatë anëtarë ndërsa dy do të përfaqësohen nga Ekzekutivi i Komunës, Dy anëtarë do të përfaqësojnë shoqërinë civile dhe tre të tjerë nga grupet parlamentare që përfaqësohen në Kuvend.
Rushan Ceka, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka thënë se Komisioni ka për detyrë që harton një draft final me propozime konkrete e më pas ky draft do të miratohet në Kuvendin e Komunës.
KPF miratoi 4 Propozim – Vendime për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore sipas kërkesave të parashtruara.