Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahet mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë e Financa

2011/03/23 - 12:00

Komiteti për Politikë e Financa, në takimin e sotëm ka shqyrtuar Raportin e punës së Ekzekutivit për vitin 2010 dhe Planin e Punës së Ekzekutivit për vitin 2011
 

foto-KPF-23-03-2011.jpgNë sallën e komiteteve të kuvendit, në objektin e administratës komunale, sot është mbajt mbledhja e tretë për vitin 2011 e Komitetit për Politikë e Financa, të cilën e ka udhëheq z. Xhelal Gashi, kryesues i kuvendit.
Në takimin e sotëm Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi Raportin e Punës së Ekzekutivit për vitin 2010 dhe Planin e Punës së Ekzekutivit për vitin 2011.
Në pjesën hyrëse të Raportit saktësohet se Ekzekutivi i Komunës ka filluar aktivitetin e vet me synim të përmbushjes së të gjitha objektivave të prezantuara në programin e vet të punës, harmonishëm me Statutit e Komunës së Kaçanikut, Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Rregulloreve të punës ndërkaq prezantohet organizimi i punës sipas sektorëve përkatësisht drejtorive komunale.
Sipas Raportit, aktivitetet kyçe të Ekzekutivit të Komunës gjatë periudhës njëvjeçare, për vitin 2010 ishin:
Koordinimi i punëve me drejtorët e drejtorive, shtimi i efikasitetit dhe cilësisë në punë, ushtrimi i përgjegjësive dhe menaxhimit në pajtueshmëri të plotë me ligjet të cilat rregullojnë përgjegjësitë e komunës dhe në pajtueshmëri me Statutin dhe Rregulloret e punës, ofrimin e kushteve themelore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, koordinimi i aktiviteteve me donatorë të brendshëm dhe të jashtëm, përcjellja e realizimit të projekteve, plotësimin e të gjitha nevojave të qytetarëve dhe ushtrimin e përgjegjësive nga autoritetet lokale sa më afër qytetarëve, bashkëpunimi ndër komunal, bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës, bashkëpunimi me Organizatat ndërkombëtare, shënimi i përvjetorëve të betejave dhe rënies së dëshmorëve, ditës së Çlirimit të Komunës dhe Përvjetorit të dytë të Pavarësisë etj.
Raporti i punës për vitin 2010 dhe Plani i punës për vitin 2011, u përcoll për shqyrtim dhe miratim në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës ndërkaq z. Xhelal Gashi, kryesues i KK-së ka thënë se në agjendën e seancës së radhës të legjislativit do të jetë edhe miratimi i propozimvendimit për ushtrimin e padisë ndaj Serbisë për krimet ndaj njerëzve dhe për dëmin ekonomik të shkaktuar në territorin e komunës së Kaçanikut.