Mbahet mbledhja e VII (shtatë) e rregullt e Kuvendit të Komunës
2024/08/01 - 9:03
Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2024. Mbledhjen e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari Besim Ilazi dhe stafi ekzekutiv.
Kuvendi zhvilloi punimet sipas pikave të rendit të ditës:
1. Raporti Gjashtëmujor i punës së Kryetarit të komunës, për periudhën Janar –Qershor 2024;
2. Raporti Gjashtëmujor financiar për periudhën: Janar-Qershor 2024;
3. Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Kaçanikut, për vitin 2023;
4. Plani i Veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, për PFV 2023;
5. Propozim Vendim për shpallje në interes publik të parcelave kadastrale në Zona kadastrale Kaçanik dhe Kovaçec;
6. Informatë rreth gjendjes aktuale të furnizimit me ujë në komunën e Kaçanikut dhe shfrytëzimi i aseteve të financuara nga buxheti komunal dhe donatorët për nevojat e rrjeteve të ujësjellësit të menaxhuara nga KRU ”Bifurkacioni”-Njësia e Kaçanikut.