Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahet takim me maturantët e përjashtuar

2010/04/22 - 12:00

Kryetari i komunës, z. Zharku ka falur nga masat ndëshkuese, 29 maturantë të Gjimnazit “Skënderbeu”
 

foto-maturant-prej-(1).jpgSot në sallën e KK, kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku i shoqëruar nga drejtori i arsimit, z. Azem Guri dhe drejtori i Gjimnazit “Skënderbeu” z. Ibush Vishi kanë takuar maturantët e përjashtuar nga Gjimnazi “Skënderbeu”.
Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, në fillim të fjalës së tij u ka thënë maturantëve të përjashtuar se ne po synojmë një sistem arsimor të avancuar, ndërkaq përjashtimi i juaj dhe kjo gjendje ka shqetësuar drejtorinë e shkollës, drejtorinë e arsimit dhe sigurisht familjen tuaj. Në shkollë ka rregulla dhe ata që thyejnë këto rregulla edhe ndëshkohen, por unë sot kam marr një vendim për falje.
Pikërisht sot është 11 vjetori i rënies së Feriz Gurit – Komandant Shpata e Xhevdet Guri,  dhe në shenjë nderimi e respekti, ju falë nga masat ndëshkimore u ka thënë kryetari z. Zharku maturantëve. Kryetari u ka dhënë një kusht maturantëve që të mos bëjnë më shumë se 5 mungesa të pa arsyeshme deri në fund të vitit shkollor, në të kundërtën do të pasojnë masat ndëshkuese.
Ndërkaq kjo falje nuk vlen për nxënësit e klasave tjera, për të cilët drejtoria e arsimit fuqizoi masën disiplinore, përjashtim nga shkolla deri më 5 maj 2010.
Drejtoria e gjimnazit “Skënderbeu” duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ dhe në Kodin e mirësjelljes pati marr Vendim për marrjen e masave disiplinore, përjashtim nga shkolla të 64 nxënësve prej tyre 29 maturantë.