Republika e Kosoves

Kaçanik

Mbahet takimi i dytë i KKSB

2010/04/12 - 12:00

KKSB në takimin e sotëm ka aprovuar Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2010

foto-KKSB.jpgSot, në sallën e mbledhjeve, në objektin e administratës komunale është mbajtur takimi i dytë për vitin 2010 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për komunën e Kaçanikut të cilin e ka udhëhequr nënkryetari i komunës z. Heset Loku.
Në takim u shqyrtua Gjendja e sigurisë në komunë tonë si dhe Plani i Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2010.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik, z. Jaser Jaha tha se gjendja e sigurisë është e mirë dhe e qetë. Gjatë kësaj periudhe një mujore kemi pas një rast vdekje të dyshimtë në Han të Elezit për të cilin rast është duke u marr njësiti për hetime regjionale ndërkaq ka prezantuar edhe një rast të një tentim grabitje me arme në një shitore në Lagjen e Re por fatmirësisht nuk ka pas te lënduar. Komandanti z. Jaha tha se gjatë kësaj periudhe jemi fokusuar më shumë për eliminimin e fatkeqësive ne trafik që janë në rritje e sipër.
 Zekirja Loku shprehu shqetësimin për dukurinë e erozionit. Ai tha se dukuri që e rrezikon komunën tone është erozioni (rrëshqitja e dheut). Fatkeqësisht kësaj po i ndihmon edhe faktori njeri si psh rasti në rrugën “Komandant Bardhi” në Lagjen e Re.
Kjani Sallahu kërkoi nga Drejtoria e urbanizmit që të ketë kujdes në lëshuarën e lejeve për ndërtim pasi që brenda qytetit ka vende te rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut ndërsa Ekrem Dauti kërkoi ndërtimin e pjerrinave në institucione dhe objekte tjera me rëndësi për personat me aftësi të kufizuara.
KKSB në takimin e sotëm miratoi Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2010 të nënshkruar nga kryesuesi i këtij Këshilli, kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku.