2010/03/02 - 12:00
Sot, në sallën e mbledhjeve, në objektin e administratës komunale, është mbajtur takimi i parë për vitin 2010 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për komunën e Kaçanikut, të cilin e ka udhëhequr nënkryetari i komunës z. Heset Loku
Në fillim të takimit, z Loku tha se Këshilli nuk është takuar për një kohë të gjatë për shkak të fushatës zgjedhore ndërsa që nga tani Këshilli do të mban takime të rregullta mujore, të hënën e parë në fillimi të çdo muaji.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik, z. Jaser Jaha tha se gjendja e sigurisë është e mirë dhe nën kontroll. Gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e mirë duke iu falënderuar shërbimit policor dhe bashkëpunimit të mirë me të gjithë faktorët dhe institucionet. Komandanti, z. Jaha tha se gjatë periudhës deri sa nuk janë mbajt takime, nuk ka pas ndonjë problem apo incident për tu veçuar. Gjithashtu edhe periudha e fushatës zgjedhore ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë problem. Në ndërkohë gjatë dhjetorit ka pas një vjedhje në një market dhe një kërcënim në fabrikën Sharrcem.
Komandanti, z. Jaha duke folur për raportin vjetorë të vitit 2009, tha se ka pasur një rënie të veprave penale, ndërsa shqetësuese është rritja e rrahjeve. Gjatë vitit 2008, janë konfiskuar 24 armë pa leje, ndërsa gjatë vitit 2009 kemi konfiskuar 8 armë, ka thënë komandanti, Jaha.
Togeri, z.Remzi Aliu, komandat i policisë kufitare ne pikën e Glloboçicës tha se gjendja e sigurisë ka qenë e mirë falë bashkëpunimit me palën maqedonase si dhe atë të Euleksit