Mbahet takimi i radhës së ekzekutivit të komunës
2010/04/06 - 12:00
Kryetari, z. Zharku kërkoi që të ndërpriten në tërësi shitësit ambulant në rrugë, ndërtimet pa leje si dhe eksploatimi ilegal i rërës.
Ekzekutivi i komunës, sot ka mbajt takimin e radhës të cilin e ka udhëhequr kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, ndërsa d
rejtorët e drejtorive prezantuan punën njëjavore ndërkaq kanë shpalosur edhe disa nga aktivitetet e planifikuara për këtë javë.
Kryetari, z. Zharku, një mobilizim edhe më të shtuar të drejtorëve ndërkaq kërkoi nga drejtoria e urbanizmit që pronarët të bëjnë bartjen dhe të regjistrojnë në emër të vet pronat dhe shtëpitë e tyre. Kryetari kërkoi që sektori i pronësisë të bëjë një projekt për këtë dhe të sensibilizohen pronarët, ndërkaq duke folur për Planin Zhvillimor Komunal dhe Planin Zhvillimor Urban, kryetari kërkoi angazhim maksimal të drejtorëve në këtë fazë ndërsa tha se është shumë me rëndësi që Plani të miratohet. Kryetari, z. Zharku gjithashtu ka kërkuar angazhim maksimal të inspektorëve komunal, duke kërkuar që të eliminohen në tërësi shitësit ambulant në rrugë, ndërtimet pa leje si dhe të ndërpritet eksploatimi ilegal i rërës.
Nuhi Provoliu, drejtor i bujqësisë tha se ka përfunduar aplikimi për subvencionimin e fermerëve që posedojnë 5 e më shumë lopë qumështore. Drejtori tha se në zyren regjionale në Gjilan kanë aplikuar gjithsej 90 fermerë nga komuna jonë për grante që dhuron Ministria e bujqësisë për subvencionimin e fermerëve.
Afati për aplikim ka qenë që nga 12 marsi ndërsa ka përfunduar më 30 mars. Drejtori, z. Provoliu njoftoi edhe për aksionin për eliminimin e qenve endacak të organizuar gjatë vikendit. Ai tha se janë eliminuar 182 qenë ndërsa aksioni do të vazhdon edhe gjatë vikendit të ardhshëm më, 10 dhe 11 prill.
Azem Guri, drejtor i arsimit njoftoi për disa aktivitete të organizuara javën e kaluar ndërkaq veçoi pjesëmarrjen e 7 nxënësve të klasave të teta dhe nënta në finalen e garave të gjuhës angleze të mbajtura gjatë fundjavës në kolegjin “Mehmet Akif” ndërsa tha se edhe gjatë fundjavës janë zhvilluar aktivitete sportive në nderim të Betejës së Kaçanikut. Drejtori, z. Guri tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e Festivalit të IV-të të këngës popullore për fëmijë që fillon të mërkurën më 7 prill dhe mbahet për tri mbrëmje, më 7, 8 dhe 9 prill. Poashtu, drejtori njoftoi se është bërë e gjithë agjenda e aktiviteteve që do ta organizohen për të shënuar 11 vjetorin e Betejës në Lagjen e Re dhe Rakoc. Pjesë e aktiviteteve më 9 prill është edhe inaugurimi i punimeve te shkalleve te Stadiumit te Qytetit " Besnik Begunca "