2015/11/02 - 12:00
Ekzekutivi i Komunës e ka mbajtur takimin e rregullt të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës, z. Remzi Elezi, ndërsa janë diskutuar çështje të ndryshme të funksionimit të Komunës.
Drejtorët e drejtorive komunale kanë prezantuar Raportet e aktiviteteve të javës që lamë pas dhe disa nga aktivitetet e planifikuara për këtë javë.
Në takim, me theks të veçantë është diskutuar ecuria e realizimit të projekteve infrastrukturore dhe përmbyllja e tyre në afat optimal. Është thënë se kanë përfunduar punimet në asfaltimin e dy rrugëve në fshatin Kaçanik i Vjetër; në Lagjen Brati dhe Topojani me gjatësi afër 900 metrash, në lagjen Baftiu në fshatin Vatë ku është përfunduar asfaltimi i segmentit me gjatësi 720 metra, pastaj në lagjen “Haki Troni” segmenti i rrugës me gjatësi 225 metrash etj. Po ashtu, gjatë javës së kaluar janë përfunduar punimet në rrjetin e kanalizimit fekale dhe atmosferik në rrugën “Burim Rexha” në Lagjen e Re sikurse edhe në rrugën e fshatit Gajre që është përmbyll projekti për largimin e dheut të shembur, ndërkohë që kompania e kontraktuar do të vazhdoj me largimin e dheut në rrugën e fshatit Kotlinë dhe rehabilitimin e disa rrugëve lokale. Në takim janë diskutuar edhe çështjet sociale e shëndetësore, arsimore e çështje tjera që kanë të bëjnë me administratën e përgjithshme, ndërsa inspektorët kanë kryer punët rutinë edhe gjatë javës së kaluar.