2023/06/20 - 2:55
Një pikturë me mesazh për bashkëpunimin e gjeneratave dhe kontributin që japin prindërit në edukimin e fëmijëve dhe më pas në shoqëri, është realizuar në një pjesë të murit në Gjimnazin “ Skenderbeu” në Kaçanik. Kryetari Besim Ilazi, u shpreh i kënaqur dhe falenderues ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur realizimin e kësaj vepre artistike, që do të jetë përveç çështjes estetike, edhe një mesazh për kujdesin dhe bashkëpunimin ndaj gjeneratave.
Ndërkohë, Visare Mujku Nimani shefe e zyrës së UNFPA-së në Kosovë, tha se qëllimi i këtij murali hyn në kuadër të programit që ka kjo organizatë që është promovimi i politikave miqësore për familjet.
Drejtoresha ekzekutive e “ Mural Fest Kosova” Lebibe Topalli, tha se projekti është realizuar nga artistët e përzgjedhur, të cilët me përkushtim kanë realizuar punën tyre, duke shtuar se ky projekt është përkrahur financiarisht nga organizata UNFPA, ndërsa falenderoi Komunën e Kaçanikut, përkatësisht drejtorinë e Arsimit për përkrahje dhe bashkëpunim.